• Today is: Monday, April 29, 2024

Regjistrimi në shkollat e mesme/ Sot përfundon afati për aplikim elektronik

fakti
June21/ 2023

Sot (e mërkurë) 21 qershor 2023 në ora 15:00 përfundon paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024.

Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë aplikimet e tyre, më pas sistemi do të mbyllet për aplikim. Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 më së voni deri në orën 9:00. Nxënësit më pas do të duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat më 22 qershor prej orës 12:00 deri në orën 19:00 dhe më 23 qershor prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në pajtim me orarin e përgatitur nga ana e shkollës përkatëse.

“Nxënësit të cilët janë në listë, e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në shkollën përkatëse në afatet e konstatuara. Paraqitja e plotësuar elektronike nga ana e nxënësve mund të gjenerohet me shtypje të paraqitjes elektronike përmes sistemit për e-shërbime. E njëjta mund të tërhiqet përmes portalit për e-shërbime të MASh-it, përmes shtypjes së butonit ngjyrë hiri në segmentin Aplikimet e mia në portal pas hapjes së paraqitjes elektronike të nxënësit”, informoјnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh).
Ranglista përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor më së voni deri në orën 12:00 në tabelën e lajmërime të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.