Të gjithë fëmijët e lindur në territorin e Maqedonisë të cilët janë të braktisur, apo prindërit biologjikë të të cilëve nuk e dinë saktësisht se në cilën ditë dhe muaj kanë lindur, do të kenë ditëlindjen më 1 janar.
Kështu, këta fëmijë, kryesisht romë endacak, do të marrin për herë të parë një numër amë.
Ligji i ri për të dhënat e lindjes, i miratuar me procedurë të shpejtë në Kuvend javën e kaluar, saktëson se nëse nuk dihet viti i lindjes së këtyre fëmijëve, atëherë dëshmitarët e lindjes nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale do t’i thonë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë për vitin, dhe mundësisht për datën e saktë të lindjes.
Nëse për fëmijë të tillë nuk ka dëshmi, atëherë moshën do ta përcaktojë mjeku, thuhet në ndryshimin e ligjit. Të gjitha opsionet janë të përfshira vetëm që këta fëmijë të marrin numrat e identitetit për herë të parë, transmeton Gazeta FAKTI