Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut.
Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.
Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.
Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?
Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar i cili është kryetar i firmës së avionëve Action Aviation,
Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood, dhe djali i tij, Suleman.
Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.
Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës.
Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur ditën e diel, ku mediat ndërkombëtare raportojnë se një nëndetëse e cila ishte dërguar për të vëzhguar rrënojat e Titanikut, është zhdukur pranë vendit ku është mbytur shumë kohë më parë vetë Titaniku.
OceanGate Expeditions, një kompani që organizon ekspedita, konfirmoi se një nga nëndetëset e saj është zhdukur.
Ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bord në kohën kur u zhduk, apo nëse në të kishte turistë. Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut.
Megjithatë, Hamish Harding, një biznesmen miliarder dhe eksplorues britanik, raportohet të jetë në bordin e nëndetëses.
Ishte vetë Harding që postoi në rrjetet sociale se nëndetësja e cila përdoret për ekspedita në rrënojat e Titanikut, ishte nisur nga St John’s, Newfoundland të Kanada të shtunën. Ajo mbërriti pranë vendit ku ndodhet anija e fundosur në Oqeanin Atlantik, mëngjesin e së dielës.
Mbetet e paqartë se kush tjetër ishte në bordin e nëndetëses, por sipas kompanisë që e zotëron, OceanGate, ajo është e dizenjuar për të mbajtur 5 persona.
Po sipas kompanisë, nëndetësja ka burime për të jetuar, për të gjithë ekuipazhin, deri në 96 orë. Roja bregdetare e Boston, në një prononcim për BBC tha se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.
E fundosur në Atlantik pasi goditi një ajsberg në 1912-n, Titaniku ndodhet rreth 3 800 metra nën nivelin e detit, në fund të oqeanit. Ajo gjendet rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë.
Kompania që ka në zotërim nëndetësen ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person, transmeton Gazeta FAKTI.