Theksojmë fjalën bashkëpunëtore, pasi ajo punon për llogari të kamerave të fshehta të emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Ashtu siç është raportuar këto ditë në media, që vajza bashkëpunon me një emision investigativ, Alma K., është parë shpesh në studiot e “Top Channel” dhe ekskluzivisht në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, ku mesa duket bashkëpunon për të kryer kamera të fshehta.
Mesa duket, videon vajza e ka bërë vetë ose për llogari të personave të tretë.
Një projekt i vitit 2009, i cili ka të bëjë me vaksinimin, matrikullimin dhe mbrojtjen e kafshëve të rrugës.
CNA ka mësuar se Alma K., është bashkëpunëtore apo punonjëse e televizionit “Top Channel” për redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, por gjithashtu pretendohet se ajo kryen bashkëpunime edhe për struktura shtetërore dhe media të tjera. Pra, shpesh shfaqet si bashkëpunëtore e policisë, deklarohet se është bashkëpunëtore e SHISH-it dhe nga ana tjetër del bashkëpunëtore e emisionit “Fiks Fare”, por ka pretendime që ajo ka kryer aktivitet dhe për llogari të emisioneve të tjera investigative./CNA