• Today is: Monday, May 6, 2024

ALBIN KURTI NË “The Economist” FLET PËR RICHARD GRENELL-in DHE HASHIM THAÇIN

EA
April15/ 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth mospajtimeve që ka pasur me të dërguarin e Donald Trump, Richard Grenell, për heqjen e taksës dhe për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kurti në intervistën për “The Economist, është shprehur se ka rënë dakord me Granell pasi marrëveshja me Serbinë ishte e domosdoshme, ndërkohë ka shtuar se e akuzojnë se është anti-amerikan.

“ Më akuzojnë se jam anti-amerikan. U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme dhe që energjia e re është e nevojshme, por më pas kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes ne i patëm këto dallime. Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”,- ka thënë Kurti.

Po ashtu ai a foluru edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai sillet sikur të ishte në opozitë dhe se gjithmonë gjen arsye për të sulmuar. “Po sillet çdo ditë si njëri prej liderëve të opozitarëve. Pra çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua”,– ka thënë Kurti. Albin Kurti ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme thirrjen e Washingtonit për heqje të taksës deri më një moment kur të vendosen kushte të reja shtesë./Gazeta FAKTI