Një makinë me targa të Kosovës ishte raportuar ka rënë në lumin Lepenc ditën e premte në Maqedoninë Veriore, në të cilin ndodheshin katër persona. Ata po ktheheshin nga aeroporti i Shkupit. për në Kosovë
Shkup, 18, qershor 2023 – Edhe pse në terren po vazhdojnë kërkimet për 3 shtetasit e Kosovës të cilët pasditen e djeshme pas një aksidenti ranë në lumin Lepenc në afërsi të tunelit në rrugën Shkup-Bllacë, ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se tre anëtarët e familjes Pacolli kanë ndërruar jetë.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Një makinë me targa të Kosovës ishte raportuar ka rënë në lumin Lepenc ditën e premte në Maqedoninë Veriore, në të cilin ndodheshin katër persona. Ata po ktheheshin nga aeroporti i Shkupit. për në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë Veriore njoftoi se një person është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa është duke vazhduar kërkimi edhepër tre personat e tjerë.
MPB fillimisht ka njoftuar se vetura me targa të Kosova është aksidentuar me një veturë tjerë në rrugën Shkup-Bllacë, dhe pastaj ka rënë në lum, transmeton Gazeta FAKTI.