• Today is: Friday, April 26, 2024

NATO FORMON EKIP PËR TË LUFTUAR KËRCËNIMET HIBRIDE NË MAQEDONINË E VERIUT

EA
April15/ 2020

Sipas Kay Bailey Hutchison, dezinformatat nga Rusia janë më të hershme , qysh atëherë kur Maqedonia e Veriut kërkoi të bëhet anëtare e NATO-s dhe kanë vazhduar edhe kur pranimi në Aleancë ishte konfirmuar. 

 

Shkup, 14 prill/ Gazeta FAKTI – NATO do të formojë ekipe për të luftuar kërcënimet hibride ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, që vinë nga lajmet e rrejshme dhe dezinformatat e Rusisë, Kinës, sidomos pas përhapjes së pandemisë së Covid-19 në Ballkanin Perendimor, deklaroi për MIA, ambasadorja e SHBA në NATO, Kay Bailey Hutchison.

Aleanca Veriatlantike pret nga Shkupi informacione shtesë për formimin e një ekipi të tillë, qëllimi i të cilit do të ishte përgatitja e mediave në vend se si t’i refuzojnë fushatat dezinformuese të Rusisë, deklaroi sot ambasadorja Haçison në një brifng online për gazetarët në Washington, duke potencuar se një ekip i tillë tash më është formuar në Mal të Zi.
Sipas ambasadores, Maqedonia si anëtarja më e re e NATO-s, është një prej caqeve më të posaçme të fushatës dezinformuese të organizuar nga  Kremlini.
“Në Maqedoninë e Veriut përhapen shumë lajme të rrejshme sa i përket virusit korona dhe ndihmës me paisje që NATO ia jep aleatëve për përballjen me krizën në gjendje të jashtëzakonshme”, ka shtuar Kay Bailey Hutchison.

Sipas saj, dezinformatat nga Rusia janë më të hershme , qysh atëherë kur Maqedonia e Veriut kërkoi të bëhet anëtare e NATO-s dhe kanë vazhduar edhe kur pranimi në Aleancë ishte konfirmuar.

Hutchison i ftoi aleatët e NATO-s  që t’i kundërvihen dezinformatave të Rusisë dhe Kinës sa i prket virusit korona dhe askush nuk ka pritur që kundërshtarët e Alenacës pakënaqësinë e tyre do ta shprehin pikërisht në këtë mënyrë.

Ata gënjejnë kur thonë se dërgojnë ndihma, ata gënjejnë kur thonë se ky virus është paraqitur ose në Europë ose në SHBA, varësisht se cilla medie e plason këtë dezinformatë, por ne mundohemi t’iu përgjigjemi informacioneve të pasakta me fakte, porositi Hutchison dhe ajo tha se të gjithë anëtarët e NATOs duhet njëzërit të thonë: refuzojmë dezinformata në kohën e krizës humanitare.