• Today is: Monday, April 29, 2024

Vazhdojnë kërkimet për tre personat e zhdukur në lumin Lepenc

fakti
June18/ 2023

Një veturë me targa të Kosovës  u aksidentua të premten në rrugën Shkup – Bllacë dhe ka rënë në lumin Lepenc.

Bëhet fjalë për një familje 4 anëtarshe, ku djali 20 vjeçar ka shpëtuar, ndërsa prindërit dhe fëmija tjetër 15 vjeçar nuk mund t’i gjejnë në lumë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Vazhdojnë kërkimet për tre personat e zhdukur, që pasditen e së premtes  me veturë të tipit BMW ranë në lumin Lepenc, në rrugën Shkup-Bllacë. Vetura është me targa të Kosovës, dhe në të ishin gjithsej 4 persona, ndërsa nga MPB  konfirmuan se personi i 4 është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar shtesë se në kërkimin e tre personave që ranë në lumin Lepenc gjatë ditës së shtunë janë angazhuar edhe Njësiti Special i Policisë “Tigrat” dhe një ekip me dron, informon TV21.

“Sot (17.06.2023) rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën Shkup – vendkalimi kufitar “Bllacë” (në afërsi të tuneleve) ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Shkupit. i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga H.P. nga Kosova, që pas aksidentit ra në lumin Lepenc. Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa po kërkohen tre persona të tjerë nga ekipi i zhytësve nga njësiti “Tigrat” dhe një ekip me dron”, thonë nga QMK.