• Today is: Sunday, November 24, 2024

FORUMI I PRESPËS PËR DIALOG, TAKOHEN KURTI DHE AHMETI

fakti
June16/ 2023

Në qytetin e Strugës po mbahet dita e dytë e forumit të Prespës për Dialog, në të cilin po marrin pjesë zyrtarë të vendit rajonit dhe BE-së.

Perspektiva evropiane e vendit dhe rajonit por edhe zhvillimet tjera si lufta në Ukrainë, kanë qenë temat e panelit të sotëm të presidentëve të rajonit, ku me video mesazh foli edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Pjesë e forumit është edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ka takuar zëvendës kryemisnitrin Artan Grubi, misnistrin e jashtëm Bujar Osmani dhe kreun e BDI-së Ali Ameti.
“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.”, tha kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.