Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë arrestuar nga Njësia për Sigurinë e Personave dhe Objekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të lidhjeve të ngushta të kësaj njësie me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, ka thënë të enjten në Kuvendin e Serbisë Miroslav Aleksiç, informon portali Direktno.rs.
Në seancën e djeshme të Kuvendit, deputeti i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, ndër të tjera ka përmendur lidhjet e ngushta të zëvendëskomandantit të Njësisë për sigurinë e personave dhe objekteve, Marko Kriçko, me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Si Radoiçiq ashtu edhe Veselinoviqi janë në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar transnacional dhe janë të penguar të hyjnë në këtë vend. Edhe Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj tyre për “mbushjen e xhepave të tyre përmes korrupsionit dhe vjedhjes”.
Sipas njohurive të kësaj medie nuk kontestohet se Njësia për Mbrojtjen e Objekteve dhe Personave sipas Ligjit për Policinë është njësi speciale e policisë, por ajo që shkakton konfuzon është se këtij formacioni I jepet atribut “Antiterrorist”, ekzistenca e të cilit nuk është konstatuar së fundmi në Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës së MPB-së së Serbisë, tranmseton Gazeta FAKTI.