Prej vitesh politika dhe ekonomistët shëndetsor kanë kritikuar sitemin shëndetsor Gjerman për numrin e madh të spitaleve, shtretër spitalor dhe shpenzime shumta per kujdesin shëndetsor !Paradoksi është se ky disavantazh, papritur është kthyer në një avantazh të madh në këtë krizën qe jetojme.Në ndryshim nga Spanja, Franca dhe Italia, Angia, Gjermania ka një densitet shumë të lartë të spitaleve dhe shtretërve spitalor
Nga Dr. Shefqet DELIALLISI
Deri në 11 prill Gjermani kishte 122.171 infektime dhe vetëm 2736 të vdekur nga Covid-19. Vetëm 2 %, krahasuar 13 % në Itali dhe 10% në Spanjë. (The Economist 13 Prill 2020)
Cilët janë arsyet e këtij ndryshimi kaq të madh ?
Avantazhi parë.
Prej vitesh politika dhe ekonomistët shëndetsor kanë kritikuar sitemin shëndetsor Gjerman për numrin e madh të spitaleve, shtretër spitalor dhe shpenzime shumta per kujdesin shëndetsor !Paradoksi është se ky disavantazh, papritur është kthyer në një avantazh të madh në këtë krizën qe jetojme.Në ndryshim nga Spanja, Franca dhe Italia, Angia, Gjermania ka një densitet shumë të lartë të spitaleve dhe shtretërve spitalorë.
Avantazhi dytë.
Numri lartë i testimeve.Deri në 100,000 teste në ditë, shumë më tepër se fqinjët. Përdorimi i gjerë i testimeve në fazat e hershme të epidemisë (përfshinte të gjithë ata me simptoma të buta), dha mundësinë e karantinimin të njerëzve të infektuar, izolimin dhe monitorimin e të gjithë atyre me të cilët kishin rënë në kontakt me ta.
Avantazhi i tretë. Shtrirja e Shërbimit të kujdesit shëndetsor për të sëmurët COVID 19 në gjithë teritorin e vendit. Në tre nivelet e sistemit shëndetësor : spitalet e shërbimit terciar, spitalet e përgjithshme dhe institucionet e kujdesit parësor, pasi edhe institucionet më të vogla kanë njësi të kujdesit intensiv.
Fakti që kapacitetet janë shpërndarë gjerësisht në një zonë kaq të madhe ka qenë jashtëzakonisht e dobishëme pse situata në Gjermani është relativisht e relaksuar.
Këto tre avantazhet kanë bërë që numri i vdekjeve në Gjermani të jetë kaq i ulët./ Gazeta FAKTI