Shumë shpejt erdhi edhe përgjigja e BDI-së pas deklaratës së Mickoskit për një qeverisje të gjerë, por pa pjesëmarrjen e partisë së Ahmetit. “BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI deri në zgjedhje nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”, ka shkruar Bujar Osmani në rrjetet sociale
Shkup, 07, qershor, 2023 – Në takimin e sotëm në Shkup, keu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski mes tjerash i ka ofruar atij që në Kuvend të miratohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj kjo Qeveri të organizojë zgjedhje parlamentare, shkruan TV21. Mickoski tha se ka deklaruar se e pranon ofertën, me kusht që BDI mos të jetë në përbërje të kësaj Qeverie.
“Në këtë ofertë, që paraqet qëndrim të Dimitar Kovaçevski, nga ana ime është dhënë kjo përgjigje, në rregull, e kuptoj ofertën, dhe për të njëjtën kam qëndrimin si vijon, VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa përfshirjen në qeverinë e njëjtë, të BDI-së”, tha mes tjerash Mickoski.
Shumë shpejt erdhi edhe përgjigja e BDI-së pas deklaratës së Mickoskit për një qeverisje të gjerë, por pa pjesëmarrjen e partisë së Ahmetit.
“BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI deri në zgjedhje nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”, ka shkruar Bujar Osmani në rrjetet sociale
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se është i bindur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë, përcjell TV21. Mickoski tha se rregulli fitues me fitues nuk vlen më.
“Qëndrimi jonë për rregullën fituesi me fitues gjithashtu është treguar publikisht, i njohur për publikun, disa herë e kam përsëritur dhe do ta përsëris edhe tani. Që kur është bërë Qeveria në vitin 2017, kjo rregull më nuk vlen, ka mbaruar ajo punë”, pohoi Mickoski.
I pyetur nëse do të bëjë koalicion me BDI-në, Mickoski tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që BDI të shkojë në opozitë, , informon TV21.
“VMRO-DPMNE dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka në korniza të demokracisë, ligjeve dhe Kushtetutës, që pas zgjedhjeve parlamentare, qoftë të rregullta ose të parregullta, ku fitues i qartë do të jetë VMRO-DPMNE, BDI të jetë në opozitë, dhe kjo është mirë, të kalojë një periudhë të caktuar në opozitë, për shkak të ristrukturimit të brendshëm”, tha Micksoki.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me Hristijan Mickoskin tha se e gëzon fakti që VMRO-DPMNE nuk i ka problem ndryshimet kushtetuese, shkruan TV21. Kovaçevski tha se personalisht për atë dhe LSDM-në, ndryshimet kushtetuese nuk janë luftë për pushtet.
“Për mua kjo nuk është luftë për pushtet, për mua kjo është luftë për të ardhmen e shtetit, nga kjo nuk do të heq dorë dhe e përsëris edhe një herë, më gëzon fakti që kreu i VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesi ii VMRO-DPMNE-së, praktikisht sot thanë se për VMRO-DPMNE-në nuk është problem bërja e ndryshimeve kushtetuese dhe vendosjen e popujve tjerë në kornizën e Kushtetutës sonë”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Duke e komentuar deklaratën e Mickoski, i cili sot tha se pranon të bëhet pjesë e Qeverisë bashkë me LSDM-në, por pa praninë e BDI-së, Kovaçevski tha se kjo Qeveri do të bëhej me të gjithë partitë, pa përjashtime, transmeton Gazeta FAKTI.