Në një takim që do të mbahet sot në Kubin e deputetëve, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do të bisedohet për të ardhmen e vendit në kontekst të eurointegrimeve të kushtëzuara me ndryshime kushtetuese dhe përfshrijen e bullgarëve në Preambulë.
Shkup, 07 qershor 2023 – Kovaçevski bëri thirrje që partia opozitare t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, ndërsa VMRO-DPMNE në ditët para bisedimeve zyrtare e përsëriti qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë.
Sipas kumtesës së Qeverisë të liferuar të hënën në takimin Kovaçevski – Mickoski do të bisedohet para së gjithash për vendimet të cilat duhet të merren në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit si edhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë faktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinje me të gjithë fqinjët tanë, informon tv21.
Nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, gjithashtu të hënën kumtuan se qëndrimi i partisë është se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë dhe ky Kuvend nuk ka legjitimitet për një hap të tillë.
“Pres Kovaçevski të dalë nga pengmarrja e BDI-së dhe të pranojë të bisedojë për periudhën çfarë pas faktit që ndryshimet kushtetuese nuk do ta kenë shumicën e nevojshme”, potencuan nga VMRO-DPMNE.
Siç paralajmëroi, në ndërkohë Mickoski u takua me grupin e deputetëve dhe koalicionin, të cilët më pas dolën me kumtesë duke e riafirmuar qëndrimin se nuk mbështesin ndryshime kushtetuese nën këto kushte. U publikuan edhe fotografi me nënshkrimet e të gjithë 44 deputetëve të VMRO-DPMNE-së në opozitë dhe koalicionit.
Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq dje potencoi se pret në takimin Kovaçevski – Mickoski të shtrohen të gjitha çështjet me ndryshimet kushtetuese, të bisedohet rreth vetë tekstit dhe rreth procesit se si të zbatohen ato sa më parë dhe sa më thjeshtë me qëllim që të vazhdojmë me negociatat dhe ta heqim bllokadën eventuale.
“Mendoj se vetëm dialogu është zgjidhja më e mirë dhe para se të fillojë procedura në Kuvend, është logjike që liderët e partive më të mëdha politike të ulen, të bisedojnë. Qeveria do të jetë konstruktive dhe gjithmonë do të jetë konstruktive”, thotë Mariçiqi.
Theksoi se ajo që është e rëndësishme është që opozita ta kuptojë përgjegjësinë e saj në marrjen e këtyre vendimeve.
“Ata e lëshun atë shans për NATO-n, për Marrëveshjen e Prespës, nuk duhet, ja ju jepet mundësia që të mos e lëshojnë këtë herë, me faktin se kësaj radhe teksti, përmbajtja e ndryshimeve është larg, shumë larg, të themi se është me më pak peshë dhe shkakton më pak probleme, krahasuar me atë që ishte më parë”, tha Mariçiqi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq është i vendosur se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, përfundimisht shansi do të lëshohet për të hyrë në BE.
Propozim-nisma për ndryshimet kushtetuese është në procedurë qeveritare dhe nuk dihet kur do të kalojë në seancë. Pasi të ndodhë kjo, nisma do të dërgohet në Kuvend me çka fillon procedura për ndryshimin e Kushtetutës. Në afat prej 30 ditësh, propozimi duhet të vihet në seancë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, para ca kohësh deklaroi se ato 30-të ditë për shqyrtimin e nismës nga deputetët mund të shfrytëzohen për bisedime politike.
Grupi i punës në seancën e mbajtur para dhjetë ditësh e miratoi Propozim-nismën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me udhëzimet për ndryshim dhe plotësim.
Ndryshimet janë në pjesën e Preambulës duke i shtuar disa kombe. Në Preambulë, pas “…popullit boshnjak”, shtohen fjalët “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian”, deklaroi kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska, pas takimit. Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën për diasporën dhe në amendamentin 34, i cili zëvendësohet me nenin 49 dhe Amendamentin 2. Në këtë Amendament të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili zëvendëson nenin 49 dhe Amendamentin 2. , pas “.. popullit boshnjak” shtohen edhe fjalët “popull bullgar, popull kroat, popull malazez, popull slloven, popull hebre, popull egjiptian”, transmeton Gazeta FAKTI.