Ylli i popit, Dua Lipa, është shprehur e pakënaqur ndaj rrjetit social Twiter, të cilin e ka quajtur ‘jo të shëndoshë’. Ajo e ka ndërprerë përdorimin e Twiterit për të mirën e shëndetit të saj mendor dhe e pranon se Twiterit ka pasur ndikim negativ në momente të caktuara në jetën e saj.
Dua Lipa ka deklaruar për magazinën NME se “kur jam në instagram, bëj publikime në blogun tim dhe pastaj mund të bëj edhe pauzë, por me Twiterin nuk ndodhë kështu. Pasi që të dërgoj një twit, i shikoj të gjitha komentet dhe kjo filloi të bëhet e mërzitshme për shëndetin pasi që shqetësohesha nga përgjigjet që lexoja.”
Ajo konsideron se platformat e mediave sociale duhet të kenë një rregullim më rigoroz.
Dua për momentin po e promovon albumin e saj „Future Nostalgia“, të cilin e kishte edituar më herët./ Gazeta FAKTI