• Today is: Friday, May 3, 2024

MAQEDONIA E VERIUT, KRONIKA E PANDEMISË

EA
April14/ 2020

Gjendja e  jashtëzakonshme që  do të  përfundojë  të enjten, ka shumë gjasa të vazhdohet edhe për 30 ditë të tjera. Këtë e deklaroi presidenti i vendit Stevo Pendarovski gjatë një vizite që  bëri në kazermën e Tetovës.

Shkup, 14 prill/ Gazeta FAKTI – Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e virusit korona jetën kanë humbur 6 persona. Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup kurse dy viktima në ish spitalin ushtarak, respektivisht në spitalin e qytetit”8 Shtatori”.
Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 44.
Në një konferencë për shtyp të pasdites, ministri i Shëndetëisë, Venko Filipçe, kërkoi nga mediat që të përmbahen në plasimin e informacioneve rreth ecirisë së pandemisë, sidomos kur bëhet fjalë për viktimat. Sipas tij, vetëm Ministria që ai drejton dhe Instituti i Shëndet Publik janë kmpetente të japin informacione të kësaj natyre.

Kumanovë: Kryetari i komunës kërkon karantinë 14 ditëshe

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se spitali i Kumanovës ka evidentuar 23 të infektuar tjerë në Kumanovë gjatë 24 orëve të kaluara.

Ai kërkoi nga Qeveria që ta shqyrtojnë urgjentisht propozimin e tij që Kumanova për 14 ditë të jetë në karantinë, sikur Dibra për shkak se përbën rrezik edhe për qytetet tjera.

“Kumanova sot ka 23 raste të reja dhe dy të vdekur. Numri i përgjithshëm në Kumanovë me persona të infektuar deri tani është 224 dhe deri tani ka 12 të vdekur. Mosha është në intervalin prej 59 deri 79 vjet”, tha Dimitrievski.

Ai kërkoi që Kumanova të jetë në karantinë për dy javë ashti sikurse në Dibër.

“Propozojmë karantinë 14 ditore në Kumanovë dhe shpalljen e gjendjes së krizës në Komunën e Kumanovës, mbuylljen e hyrjeve dhe daljeve në qytetet”, thotë DImitrievski.

 Depuetja Keti Smileska e LSDM-së e infektuar me Covid-19

Depuetja Keti Smileska e LSDM-së nga Prilepi ka rezultuar e sëmurë nga koronavirusi, raporton portal Infomaks.

Deputetja ka konfirmuar dhe ka thënë se pas testit të kryer ka dal pozitiv. Ajo është shtrirë në spital nga dita e shtunë, pasi që është rënduar gjendja shëndetësore. Deputetja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të shmangin daljet e tyre.

Prilepi është ndër komunat që së fundi ka numër të madh të personave të infektuar, edhe ate duke çuar numrin në 85 veta. Vetëm sot janë regjistruar 10 raste të reja. Ja emri i saj i publikuar nga disa portale maqedonase.

 Dibra del nga shtetrrethimi

Qeveria ka sjellë vendim për përfundim të izolimit njëmujor të Dibrës dhe Qendrës Zhupa për shkak të Koronavirusit. Zyrtarisht vendimin sot e ka bë të ditur edhe kryeministri, Oliver Spasovski.

“Dibra dhe Qendra Zhupë e kaluan periudhën më të rëndë. Larg asaj se kriza ka përfunduar. Por, masat e posaçme që i përfshinte Gjendja e Krizës dhe izolimi i plotë I këtyre dy komunave dha rezultate. Gjendjen e krizës në këto dy Komuna e shpallim të përfunduar”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, gjatë vizitës së realizuar sot në Dibër.

Në këtë qytet tani do të vazhdojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme që vlejnë për mbarë vendin. Ndërkohë numri i të shëruarve nga kjo epidemi ka arritur në 35, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin.

Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në këtë qytet dhe në komunën Qendra Zhupë.

Japonia dhuron ilaçin antivirus

Në trajtimin e një pjese të pacientëve me koronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive terapia e kombinimit të dy ilaçeve jep rezultate dhe një pjesë e mirë e tyre janë lëshuar në trajtim shtëpiak, por te pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes nuk jep rezultate.

Kjo formë më e rëndë e sëmundjes, siç informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe  pavarësisht nga të gjitha masat e marra, vështirë se mund të jetë trajtohet edhe për përkundër të gjitha masave intensive të terapisë, trajtimit, terapisë mbështetëse, antibiotikëve dhe çdo terapie tjetër që vjen në shprehje për organet të tjerë dhe sistemeve organike, jo vetëm për mushkëritë, për fat të keq nuk jep rezultate.

Sërish, siç shpjegoi ai, terapia që përbëhet nga kombinimi i dy ilaçeve, i cili jepet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, jep rezultate. Ai shtoi se protokolli i plazmës së gjakut ishte përfunduar nga specialistë të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit dhe aktualisht ishte duke u përgatitur teknikisht.

Filipçe shtoi se zyrtarisht iu drejtuan Ambasadës së Japonisë për dhurimin e një forme të ilaçit antivirus, pra terapinë shtesë si ndihmë për të gjitha vendet.

Gjendja e jashtëzakonshme miund të vazhdojë edhe 30 ditë të tjera

Gjendja e  jashtëzakonshme që  do të  përfundojë  të enjten, ka shumë gjasa të vazhdohet edhe për 30 ditë të tjera. Këtë e deklaroi presidenti i vendit Stevo Pendarovski gjatë një vizite që  bëri në kazermën e Tetovës.
“Me atë çfarë e di deri më tani, që këtë edhe publiku i gjerë e di, nuk ka asnjë fshehtësi  dhe nuk duhet të ketë me këtë pandemi. Mendoj se gjasat janë të mëdha që të shpallen edhe 30 ditë të tjera të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Në  Kërçovë shënohet rasti i pare me Covid-19

Kërçova ishte ndër vendet e rralla në Maqedonia që nuk kishte aspak raste. Personi i infektuar disa muaj nuk ka qenë i pranishëm në qytet ndërsa nga Shtabi i Krizës në Kërçovë për ‘360 gradë’ e vërtetuan informacionit duke thënë se personi është në vitet e 30-të dhe me vendbanim në Kërçovë ndërsa për disa muaj s’ka qenë në qytete

“Bëhet fjalë për një djalë që ka punuar në anije në një nga vendet evropiane dhe dje është kthyer në vend, përmes protokolleve për kthimin e shtetasve tonë. Sipas rregullave, ai është dërguar në karantinë shtetërore, dhe është dërguar në hotel në Shkup dhe ende ndodhet në izolim. Ai dje është ankuar se ka kollitje ndërsa rezultati i testit ka qenë pozitiv”, shprehen nga Shtabi i Krizës.

Gjendja shëndetësore e tij mbetet stabile.