• Today is: Monday, November 25, 2024

SHUMICA E GJERMANËVE JANË KUNDËR HEQJES SË MASAVE RESTRIKTIVE

EA
April14/ 2020

Edhe pse ka trende pozitive sa i përket frenimit të shtrirjes së koronavirusit, Gjermanët megjithatë mbeten skeptik dhe nuk duan që masat e ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë të hiqen.
Ky është rezultati i një hulumtimi të Institutit YouGov.

Sipas këtij hulumtimi rezulton që gjithsej 44 për qind e të anketuarve janë për vazhdimin e masave restriktive edhe pas 19 prillit, kurse 12 për qind janë madje për përforcimin e masave shtesë.
Në anën tjetër, 32 për qind e të anketuarve janë deklaruar për liberalizim të masave, ndërkaq 8 për qind duan heqje të tërësishme të masave restriktive, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, e cila edhe e kishte porositur këtë hulumtim, transmeton Gazeta FAKTI.