• Today is: Monday, November 25, 2024

REVITALIZOHET ÇARSHIJA E VJETËR E SHKUPIT

EA
April14/ 2020

Shkup, 14 prill/Gazeta FAKTI – Komuna e Çairit ka filluar të realizojë projektin për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër. Lidhur me këtë projekt komuna e ka bërë publike përmes Facebook-ut edhe vizionin dhe dinamikën e ndërtimeve.

„Kalldërma dhe vitrinat e dyqaneve të zejtarëve janë karakteristika autentike të çerdhes sonë të kulturës – të Çarshisës ë Vjetër të Shkupit, për mirëmbajtjen e së cilës Komuna e Çairit kujdeset përmes projektit të revitalizimit dhe ruajtjes së infrastrukturës së saj autentike”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Komunës së Çairit.

Çarshia e Vjetër e Shkupit është atraksioni më i veçant arktektonik i kryeqytetit të Maqedonisë dhe ajo me ligj ësht shpallur trashëgimi kulturore e rëndësisë së posaçme dhe me këtë është nën kujdesin afatgjatë të shtetit.

Kalimtarët e rastit të cilët nuk janë të informuar me planet e Komunës së Çairit, shprehin shqetësimet e tyre për statusin e kësaj Çarshie, nëse asaj i ndryshohet imazhi që e ka pasur me shekuj. Por autoritet komunale zotohen se pamja e Çarshisë së Vjetër jo vetëm që do nuk do të ndryshojë, por ajo do të freskohet me një imazh që do të jetë plotësisht në harmoni me arktekturën e deritanishme.