• Today is: Sunday, November 24, 2024

PARA SE TA TITROJMË, GJUHËN SHQIPE DUHET TA MBROJMË NGA INFEKTUESIT E SAJ!

fakti
May30/ 2023

Në mediat tona, sidomos në rrjetet sociale, madje ekziston një refuzim absurd ndaj prurjeve të reja nga gurra e pasur gjuhësore e shqipes. Kjo edhe si pasojë e eduktimit të pamjaftueshëm gjuhësor të radaktorëve e gazetarëve, të cilët përpos që sjellin fjalë të panevojshme, ata po e prekin edhe vet strukturën e gjuhës shqipe.

Nga Emin AZEMI

Para se të titrohemi në mes veti, është mirë të ndërrmarrim një aksion gjithëkombëtar që do të kishte këtë moto: “Ta lirojmë gjuhën shqipe nga mikrobët e huaj që vijnë përmes përdoruesve tanë të padijshëm”.
Pra, gjuha shqipe ka nevojë për një dezinfektim, duke e liruar atë nga mikrobët që po e grimcojn për çdo ditë.
Titujt e mëposhtëm nuk kanë lidhje me gjuhën shqipe, as me standardin as me dialektet.
Titujt e mëposhtëm tregojnë se sa të thellë e kemi pavetëdijen tonë mbi gjuhën, sepse pranojmë që me lehtësi ta shndërrojmë në standard moslakimin e  emrave e mbiemrave,  sidomos të huaj.
Vetëm një shoqëri inferiore, e paedukuar dhe me zero ndjeshmëri kombëtare ndaj vlerave tona identitaRe, mund të rrëshqasë kaq poshtërsisht si “thiu në akull”.

Agravohet situata në veri të Kosovës”

“Putin uron Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale”
“Rama takon Makron”

“Shqipëria në një stanjacion të frikshëm sepse…”

“Derbi nuk është deçiziv

“Çfarë na pret në puntatën e radhës?”

“Strategjia kombetare e energjise duhet  të ezauroj masat  e kursimit …”

“Dua ta anonçoj menjëherë fitoren”

 

“Partia prevalon mbi interesat kombëtare”

 

Titujt e mësipërm janë ilustrim i gjendjes aktuale të përdorimit tl gjuhs shqipe nga shqipztarët. Kjo po ndodhë edhe për faktin se fjalori aktual i gjuhës shqipe që ka rreth 42.000 fjalë, as në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk përditësohet me fjalë të reja, të cilat përdoren në baza ditore nga shqipfolësit. Prandaj me lehtsi maramendëse praktikohet përdorimi i fjalëve të huaja, si zëvendësim i fjalëve të reja shqipe… KJo nuk shtë praktikë e gjuhëve të tjera të kosoliduara, sidomos anglishtes. Bie fjala, në fjalorin e  Oxford-it, që një fjalë të bëhet pjesë e tij, ajo duhet të futet në një “listë mbikëqyrëse”. Nëse një fjalë konsiderohet se mund t’i shtohet fjalorit, atëherë redaktorët bëjnë kërkime në arkivat e gazetave, në forume online në internet, në studime akademike, revista, libra me receta, si dhe rrjete sociale.
Në mediat tona, sidomos në rrjetet sociale, madje ekziston një refuzim absurd ndaj prurjeve të reja nga gurra e pasur gjuhësore e shqipes. Kjo edhe si pasojë e eduktimit të pamjaftueshëm gjuhësor të radaktorëve e gazetarëve, të cilët përpos që sjellin fjalë të panevojshme, ata po e prekin edhe vet strukturën e gjuhës shqipe.
Gramatika e gjuhës shqipe po shkërmoqet nga mënyra se si ne ndërtojmë fjalitë. Mënyra se si e vendosim kryefjalën, foljen, mbiemrin, kundrinorin.
KJo lehtësi marramendëse për të krijuar varësi të skajshme nga fjalët huaja, sidomos në media, si duket nuk e merr parasysh një sygjerim të N. Luhmann,, i cili kur flet mbi “Teorinë e shoqërisë”, ndër të tjera shkruan: «Komunikimi në vetvete është diçka e vështirë sepse duhet të verifikohen njëkohësisht të tre elementët që e përbëjnë atë: informacioni, akti i komunikimit e mirëkuptimi».
Jo vetëm që këto tre elemente nuk verifikohen nga një pjesë e madhe e mediave tona, por ato sikur janë bërë udhërryëfyes të disa pistave të gabueshme kulturologjike, ku gjuha shqipe has në prita të pabesa nga përdoruesit e saj.
Për të qenë i qartë dhe goditës ndaj atyre që pa nevojë e infektojnë gjuhën shqipe, Gjergj Fishta, në shkrim i tij me titull “Mikrobët e gjuhës shqype”, ndër të tjera vënte në dukje:

“Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka letrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e nji shumicës së madhe të shqyptarëvet të sodshëm, ka ba qi përparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit të marrë që me u dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë qi mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, për pa t’u çue vneri. Urojmë qi shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype. (Botuar në gazetën “Posta e Shqypnis”, 1918, nr. 30, fq. 4).
Për ata që duan të kontribuojnë sado pak në higjienizimin e gjuhës shqipe, mjafton të konsultojnë “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” nga prof.dr. Jani Thomai, i cili u bë një mbështetje e madhe për fjalorin e shprehjeve të huazuara në gjuhën shqipe. Ai është një përmbledhje e plotë e frazeologjisë shqipe sipas parimesh dhe kriteresh të sakta shkencore , si dhe në të jepet një pjesë e mirë e kalkeve frazeologjike që përdoren në gjuhën shqipe.
Sipas prof. Ali Jasharit ky Fjalor synon të plotësojë disa qëllime:
a) Të pasqyrojë në mënyrë sa më të plotë shtresën e shprehjeve të huazuara që përdoren në gjuhën shqipe, sidomos në ligjërimin e shkruar.
b) Të nxjerrë në pah vlerat kuptimore-stilistike dhe risitë e përdorimit të këtyre shprehjeve në kontekstet e shqipes së shkruar nga autorë të ndryshëm, për ta bërë sa më të qartë përmbajtjen.
c) Të përhapë te një masë sa më të gjerë lexuesish këtë pasuri të madhe të kulturës botërore.
ç) Të ndihmojë lexuesit për përdorimin e drejtë të tyre në ligjërim, për shkak se kuptimi i një pjese të madhe
të shprehjeve të huazuara nuk njihet ose është i paqartë dhe, në këto raste,nuk është gjithnjë e lehtë të zbulosh
kuptimin e tyre vetëm nga konteksti, prandaj lind nevoja t’u drejtohesh fjalorëve të kësaj natyre. Duhet thënë që
te ne, në mjaft raste, në të folur dhe në të shkruar, sikurse u përmend dhe pak më lart, ka keqpërdorime të këtyre
shpreh jeve për shkak të mosnjohjes, ose teprime për shkak të një farë “snobizmi” gjuhësor. Fjalori do t’i  ndihmojë të gjithë ata që duan të përdorin shprehje të tilla, jo vetëm me kuptimin e vërtetë të tyre, por edhe në formën e saktë, me lidhjet (valencat) sintaksore normative, me situatat ligjërimore e stilet funksionale ku përshtaten etj.
d) Të hedhë në “qarkullim” shprehje të huazuara të papërdorura ende në ligjërimin e shkruar, me qëllim që të pasurohet edhe më shumë fjalori i lexuesve.