• Today is: Thursday, March 28, 2024

Mori mbi 52 % të votave! Erdogan shpall fitoren në balotazhin e zgjedhjeve

fakti
May29/ 2023

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll menjëherë pas avantazhit, Erdogan tha se Turqia është fituesja e vetme, duke shtuar se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit kanë fituar.

“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dha një ditë demokracie. Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët”, tha Erdogan.

“Vullneti juaj është bërë fuqia e palëkundur dhe e pandryshkshme e Turqisë në kutinë e votimit”, shtoi Erdogan.

Më shumë se 60 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë 4.9 milionë votues për herë të parë. Gjithsej 191.885 kuti votimi janë ngritur për votuesit në vend.

-Erdogan: 52.14 për qind

-Kilicdaroglu: 47,86 për qind