• Today is: Saturday, April 20, 2024

Uzurpimi i trotoareve, një dukuri që shqetëson këmbësorët!

fakti
May28/ 2023
Edhe pse te destinuara për levizje të këmbësorëve, siç po mund te shihni edhe ju, trotoaret në vendin tonë shërbejnë edhe si vend parkimi. Kjo ndikon që qytetarët të pengohen në  lëvizjen e tyre. 
Zgjidhjen për këtë kaos të krijuar nëpër trotuare sipas qytetarëve duhet ta ofrojnë pushteti lokal dhe organet e rendit. Veç mungesës së së parkingjeve,faktor tjetër për këtë rrëmujë nëpër trotuare qytetarët e shohin edhe në mungesën e edukatës së pjesmarrësve në trafik, shkruan TVM2
“Po ka këtu shumë vetura që pengojnë kur ecim dhe na pengojnë, duhet me dal andej rrugës për me kaluar, shkaku i veturave që parkohen… ska shumë parkingje”, shprehet qytetari.
“Përshembull gjyshja ime është plakë dhe nuk mundet këtu me kalu se shumë shpesh kemi edhe goditje.. psh vjen dikush e parkon e godet prej pas, se nuk të shohin”, theksoi një qytetar.
“Për këtë që i parkojnë veturat këtu, skemi cka të bëjmë. Edhe ne kemi dasht mi largu verturat prej këtu, po komuna duhet të merr naj përgjegjësi me i largu. Është shumë keq, ndonjë fëmijë të del, mundet të ndodh aksident. Parkigje ndoshta nuk kemi shumë, por edhe është deri te edukata”, u shpreh qytetari.
Parkimi i veturave nëpër trotuare nga vozitësit e papërgjegjshëm, paraqet shqetësim më të madh për personat me nevoja të veçanta. Nga shoqata Sos Vita thonë se jeta e tyre është në rrezik, pasi ato shpesh janë të detyruar të lëvizin në rrugë, si pasojë e uzurpimit të trotoareve.
“Çdo ditë prej se dalë nga shtëpia ime, është në rrezik jeta edhe për mua edhe për anëtarët tjerë të Sos Vita. Kët problem e kemi, dhe nuk di a duhet të dalim në protesta e të tregojmë se edhe ne jëmi njerëz. Është shekulli 21 dhe të mos keh kushte elementare për perosat me nevoja të vecanta është turp…. Nuk ka zemër humane ai që e le veturën aty ku se ka vendin, nuk ka zemër as respect as per ne me nevoja të vecanta, për gjithë qytetarët duhet një jetë më të mire”, theksoi kryetari i shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri.
Problemi me veturat që parkohen nëpër trotuare, është i kahmotshëm dhe ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje adekuate për to, transmeton Gazeta FAKTI.