• Today is: Sunday, November 24, 2024

ARRESTIMI I TRE PERSONAVE NXITI PROTESTË NË HASANBEG

EA
April14/ 2020

Shkup, 14 prill/Gazeta FAKTI – Një grup banorësh të lagjes Hasanbeg të Shkupit, pas disa njoftimeve në Facebook, ishin mbledhur mbrëmë (të hënën) në qendër të fshatit pasi që tre bashkëvendas të tyre ishin arrestuar nga policia. Banorët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj një akti të tillë , kurse i arrestuari, i cili është këshilltar komunal i LSDM-së,  ka shpejeguar para mediave ngjarjen. Sips tij, pak pasi kishte filluar ora policore, ai ka qenë duke ndejtur te porta e oborrit të tij në momentin kur një patrullë policore është ndalur dhe pa kurrfarë paralajmërimi e kanë kapur dhe e kanë futur në fugon. Bashkë me të kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë,  Më pas i kanë dërguar në stacionin policor të Gazi Babës, ku është zhvilluar një bisedë informative, pas së cilës edhe janë liruar.
Се смирува тензијата во Ченто : Градоначалникот Георгиевски ги ...
Gjatë arrestimit bëhet e ditur se policia ka përdorur edhe dhunë dhe kjo u konfimua edhe nga kryetari i Bashkësisë Lokale të Hasanbegut.
Në protestën e banorëve të Hasanbegut kishte shkuar që ta qetësojë situatën edhe kryetari i Gazi Babës, Boris Gerogievski, i cili iu premtoi banorëve se të arrestuarit do të lirohen menjëherë, ashtu edhe siç ndodhi.
Mbi këtë incident MPB nuk ka dalur me ndonjë qëndrim zyrtar, të paktën deri sa po raportohet mbi këtë ngjarje.