Gazeta zvicerane Blick ka raportuar se një grua 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey Vaus.
Sipas gazetës, gruaja dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar, i cili raportohet se është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës.
I dyshuari 42 ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte, raporton albinfo.ch.
Gjithashtu është raportuar se prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Ekipi policorë nga Zvicra kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të ditur se viktima ishte goditur disa herë me thikë.
Gazeta ka njoftuar se katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja, transmeton Gazeta FAKTI.