• Today is: Friday, April 26, 2024

E rrahën policin, arrestohen dy të rinj nga Luboteni i Shkupit

fakti
May27/ 2023

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të rinj nga fshati Luboten i Shkupit, pasi të njëjtit paraprakisht kanë sulmuar fizikisht një polic.

“Me datë 26.05.2023, në ora 08:20 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria F.A.(20) dhe I.J.(22), të dy nga fshati Luboten i Shkupit, pasi fizikisht kanë sulmuar një punonjës policie i cili po kryente veprime zyrtare, ndërsa tek I.J. u gjet edhe një thikë”, thonë nga MPB.