E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipëri. Erjona Parruca në një reagim në Facebook, tregon të gjithë historinë e lidhjes së tyre dhe në fund shprehet se ajo dhe Haxhia nuk kanë asnjë lidhje.
Parruca shprehet për Dosja.al se në fillim marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë, si një përrallë me princ të kaltër dhe në fund janë shfaqur pervesistet narcistike. Ajo shton se për dy vite ka qenë viktimë e Izet Haxhisë, pasi ai e ka manipuluar. “Cdo gje ishte per te, ky njeri qe genjen si ajri qe merr, asnje fjale s eshte e vertete dhe asgje nuk eshte reale! Por si cdo pervers narsisik, Izet Haxhia ka mjeshterine te beje te besojne nje pjese te njerezve duke perfshire detaje te verteta ne thelbin e genjeshtrave te tij!”, shkruan më tej Erjona Parruca.
POSTIMI I PLOTË
A e dini se cfare bejne perverset narsisike? Ne fillim cdo gje eshte nje perralle, princi kalter me ne fund u shfaq, trute e gomarit,pastaj kalon faza e izolimit nga familja, nga miqte e tu, sepse j u duhesh vetem dhe pa asnje mbeshtetje per te te pire gjakun… Dhe pastaj del ne pah fytyra e vertete e monstres qe do vetem shkaterrimin tuaj, te viktimes perfekte! Deri ne vetevrasje, mundesisht! Viktimat jane gjithmone inteligjente, me gezim per jeten, me bonsens dhe me plot zemergjeresi pet t i ndihmuar ne problemet e tij te shumta… Por viktimat nuk jane me koshiente se cdo problem i tij, nuk eshte per shkakun tuaj! Perverset narsisike, si perfaqesues te denje te demoneve e te djallit, jane shkaterrues, jane vampire, kane nevoje per gjak , qe te ndihen te gjalle! Jane aq bosh e aq te thate, saqe duan dike plot jete e karakter te forte per t u ushqyer! Kur viktimes i hapen syte: xhelati nuk e duron dot kete humbje pushteti, ndaj do perdore gjithçka! Viktimizimin, sharjet, akuzat, fajesimin, … ne fakt cdo gje qe eshte pasqyra e vertete e tyre! Do te te denigrojne ne planin fizik( oh, sa e shendoshe qe je, ti m a shpif, Dolores – malesorja, do jete viktima e rradhes.. Dolores, nese me lexon, kujdes nga vampiret!!!) Nese viktimat nuk jane femra, do te jene familjaret e tyre, njerez publike, miq …
Sepse nuk e suportojne dot te braktisen, duan te te rifitojne per te te shkaterruar perfundimisht! Je thjesht objekt per ta! Problemi dramatik i tyre, eshte kur bien ne njerez inteligjente e me dije, me nje instikt te forte mbijetese e lumturie! Kete nuk e durojne dot! Sepse qellimi i tyre eshte shkaterrimi i tjetrit, gjahu i bere cope e çike, shpirtra te humbur e te varur krejtesisht prej tyre! Te ndjerit te plotfuqishem, ngaqe jane aq te dobet ne te vertete! Ne momentin qe kjo j u rreshket nga duart, menjehere do terbohen, do shajne, do kerkojne nje tjeter gjah e viktime! Kjo viktime isha une per 2 vjet! Me gjithe inteligjencen time, me gjithe bonsensin tim, me gjithe cdo gje perfekt ne jeten time, me gjithe arritjet e mia profesionale, isha viktima perfekte e nje manipulatori pervers, si Izet Haxhia! Cdo gje ishte per te, ky njeri qe genjen si ajri qe merr, asnje fjale s eshte e vertete dhe asgje nuk eshte reale! Por si cdo pervers narsisik, Izet Haxhia ka mjeshterine te beje te besojne nje pjese te njerezve duke perfshire detaje te verteta ne thelbin e genjeshtrave te tij! Ajo cka nuk durojne dot, eshte demaskimi! Kur kupton qe cdo gje eshte genjeshter dhe nje pabesi ne gjak! Jane te semure mentale! Uroj me shpirt qe viktimat e tij te ardhshme te hapin syte, dhe te mos bien pré e monstruozitetit te vampirit! Viktima, eshte shume e veshtire te dale nga impakti i xhelatit, aq shume e ka manipuluar, aq shume e ka izoluar nga familja, miqte, aq shume e ka bere plasteline…. Por, ajo qe Izet Haxhia s kishte llogaritur, ishte qe dija ime ishte arma ime me e forte!
Shkencerisht jane te njohur perverset narcisike! Injoranca e viktimave eshte fitorja e tyre! Dija dhe kultura e viktimave, eshte deshtimi i tyre! Nje gje te fundit: ndjej keqardhje totale ndaj cdo viktime te kaluar apo te ardhshme te ketij monstre gjakpirese… Kini kujdes, s do kurseje asgje, as te beje viktimen, as te beje heroin, as te beje princin e kalter .. dhe cdo gje vetem e vetem per nje qellim: t ju shkaterroje, t ju pije gjakun! Drakula s eshte asgje para tij!!! Fjalet e tij te fundit ishin sharje dhe ofendime mbi fizikun tim… Ne menyre qe te reagoja, sepse indiferenca eshte e vetmja gje qe i shkaterron… Rrini afer njerezve qe j u duan, qe kurre nuk j u kane braktisur, eksperienca ime tregon qe keta monstra mund te prekin cdo nivel intelektualizmi dhe cdokend! Instikti juaj i mbijeteses, do t ju thote qarte se duhet te ikni me te katra!!! Kaq kisha! Falje te gjithe familjareve dhe miqve te mi qe kam larguar e tronditur per te mbrojtur nje xhelat! Por nje viktime, nuk mund te gjykohet, thjesht te ndihmohet! Dhe une isha viktima e nje monstre!!! Me qarte se kaq, s mund te shprehem!
Ish-e dashura e Izet Haxhisë iu përvishet kritikëve: Të sëmurë, sado-mazokistë…
Ish- e dashura e Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, për raportimet dhe komentet publike pas ndarjes së çiftit njofton Dosja.al. Erjona Parruca, thotë se që prej momentit që ka njoftuar publikisht ndarjen nga Haxhia, është hasur me qindra komente fyese, që sipas saj nuk janë solidarizuar me dhimbjen e saj, megjithëse siç thotë, ajo ka qenë viktima. Parruca shkruan se ka dëgjuar edhe akuza se është blerë nga Berisha për të denoncuar Haxhinë, por më tej shkruan se ka qenë viktimë e dhunës së ish-truprojës së Sali Berishës. Disa ditë më parë, ajo vetë dha lajmin se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipëri. Parruca shprehej se në fillim marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë, si një përrallë me princ të kaltër dhe në fund janë shfaqur pervesistet narcistike. Ajo shton se për dy vite ka qenë viktimë e Izet Haxhisë, pasi ai e ka manipuluar. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.
REAGIMI I PLOTË:
Shoqeri e semure, sado- mazokiste, maskiliste, pa asnje empati a dhembsuri per njeri – tjetrin…! Kjo eshte gjysma e shoqerise shqiptare! Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet! Sepse viktimat shumicen e rasteve jane femra! Dhe i degjojme kendezet: -oh, mire j a beri qe e vrau se e tradhetoi, mire j a beri qe e masakroi psikologjikisht se j a kishte me t’futme! Pastaj, keta te thekurit e lare me ar ne ndergjegjen e tyre, keta patetiket e peshtire: -Po e denoncon publikisht tani kete Izet « burrin », sepse eshte blere nga Berisha a nga ku di une, aaah,tani qe j a piu lengun, e flaku dhe e shau.. etj, etj..!! Deri dje e ngriti ne qiell, tani po e shan (po thote te verteten qe dhemb). E pastaj habiten( por pa fajesuar veten) se si ndodhi kjo para hundes se te gjitheve! E pastaj habiten e derdhin lote krokodili kur gra te vrara e nena femijesh, duhet te varrosen! Sepse askush as nuk pa gje, as nuk u interesua, dhe askush nuk e besoi! -Po te kishte folur, te ishte ankuar- thone ca me pseudo dhembsuri me te keput shpirtin!! Kujt t i ankohej, kujt? Juve qe vetem do t a denigronit, do t a fajesonit ate, qe do t a shtynit nje hap me shpejt drejt shkaterrimit te pakthyeshem? Juve, bashkefajtore te heshtur te nje krimi nen hunden tuaj??? Kur kjo j u ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht qe te tjeret jane fajtoret! Por kur i ndodh nje femre tjeter, joooo.. ajo e ka fajin me siguri!/ Gazeta FAKTI