Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është themeluar në mars të vitit 2023 me përkrahje të Fondit Evropian për Demokraci (European Endowment for Democracy) dhe synon të kontribuojë në avancimin e nivelit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut, përmes hulumtimeve, avokimit dhe monitorimit të punës së institucioneve publike.
Ngjarja promovuese u karakterizua me një panel diskutimi me temë ‘’Statusi i demokracisë dhe shoqëria civile në Ballkan’’, në të cilin morën pjesë ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, aktivistja nga Tetova Elmedina Abdullai, dhe drejtori ekzekutiv i IDEA Omer Ajdini. Të pranishëm në këtë event ishin edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, si dhe ai i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Mbase, edhe fushëveprimi i këtij Instituti do të jetë në pushtetin lokal. Gjithashtu prezent ishte edhe kryetari i shoqatës “Lëvizja Anti-Bixhoz”, Xhemal Abdiu. Ndryshe , këtë event e begatuan edhe numër i madh i studentëve nga gjitha Universitet në vend.
Në fjalimin e drejtuar mysafirëve, drejtori ekzekutiv Omer Ajdini potencoi se qëllimi i IDEA është të ndihmojë sadopak avancimin e demokracisë dhe politikave ekonomike në vend, në kohën kur shoqëria civile përballet me mungesë qëndrueshmërie.
Duke folur për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, Elmedina Abdullai potencoi se avancimi i demokracisë në vend dhe rajon është çështje sa kolektive ashtu edhe e ndërgjegjësimit personal, dhe se të gjithë ne duhet të bëjmë atë që na përket për të avancuar statusin e shoqërisë në të cilën jetojmë.
Shpend Ahmeti në fjalimin e tij drejtuar mysafirëve, potencoi që roli i shoqërisë civile ka qenë dhe mbetet krucial në demokraci, dhe se roli i IDEA do të duhej të ishte që të avanconte nivelin e debatit në shoqëri dhe të ndihmonte politikëbërjen në vend. Në ngjaren promovuese morën pjesë edhe kryetar komunash, profesor univsitarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë nga universitete të ndryshme.
Nga Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, në esencë besojnë se forca e demokracisë dhe cilësia e politikave ekonomike janë ngushtë të lidhura me angazhimin dhe pjesëmarrjen tonë demokratike.
“Ky besim i palëkundur ushqen qëllimin tonë, si ekip i përkushtuar për të kontribuar në rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut. Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rezilient i Bashkimit Evropian i cili është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin” kanë shkruar në faqen zyrtare të Institutit.
Ndryshe, ata synojnë që përmes digjitalizimit të rrisin transparencën. Duke bërë pyetjet e duhura dhe duke kërkuar përgjigje konkrete, ne promovojnë llogaridhënien, si dhe përmes hulumtimeve dhe analizave rigoroze, të ndihmojnë në krijimin e politikave të bazuara në prova.