• Today is: Sunday, November 24, 2024

RUSIA GJURMON KARANTINAT PËRMES TELEFONIT

fakti
April04/ 2020

Autoritetet e Moskës kanë thënë se kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes së banorëve gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

 

Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në Moskë, Eduard Lysenko, ka thënë më 1 prill se programi, që është duke u testuar, nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjithë banorët, por vetëm për ata që janë konfirmuar me koronavirus.

Ky aplikacion do të mbledhë të dhëna nga telefonat e mençur dhe më pas do t’i dërgojë ata në serverët e zhvilluesve të këtij shërbimi.

Ndonëse zhvilluesit e aplikacionit pretendojnë se telefonët do të ndihmojnë në garantimin e sigurisë publike, disa kritikë janë të shqetësuar për qasjen që do të ketë ky program në të dhënat personale.

Vladislav Zdolnikov, autor i një kanali në rrjetin Telegram, ka thënë se pasi ka studiuar kodin e aplikacionit, ka gjetur se ai transmeton të gjitha të dhënat në administratën e qytetit të Moskës, që i bie se të dhënat potencialisht mund të arkivohen nga zyrtarët e qytetit.

E përditshmja, Kommersant ka thënë më herët se autoritetet e Moskës mund të detyrojnë banorët që të pranojnë disa kode në telefon, secilën herë që dëshirojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Deri më 1 prill, Rusia ka raportuar zyrtarisht për 2,777 raste të prekura me koronavirus, një rritje prej 440 rasteve nga dita e kaluar. Një total prej 24 personave kanë vdekur si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton virusi. / Gazeta FAKTI

 

Disa kritikë kanë akuzuar qeverinë për mosraportim të saktë të të dhënave rreth të prekurve nga kjo sëmundje.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>