• Today is: Sunday, May 5, 2024

Mexhiti: Nuk duam t’i ndodhë BDI-së ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së

fakti
May24/ 2023

Shkup, 24 maj – Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se është për të ardhur keq ku janë pozicionuar shqiptarët sot me gjithë këtë pushtet që kanë pasur në këto tre vitet e fundit. Ai tha se kështu si po shkojnë punët në BDI, nuk dëshiron që BDI-ja të bëjë fundin e PPD-së dhe PDSH-së në të kaluarën.

“Në këto 3 vite me kaq pushtet shqiptarët, ku kanë kryetar parlamenti, ku kanë gjysmat e resoreve. Në këtë fat ku ne jemi pozicionuar fuqishëm me pushtet dhe të mos ketë aspak efekt, është absurde. Artan Grubi udhëheq sistemin politk, është parë ndonjë iniciativë politike prej aty? Mendoj se BDI-ja është partia shqiptare që i ka mbijetuar sfidave dhe nuk i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së në të kaluarën. Ne nuk jemi prej atyre që mohojmë të kaluarën, nga 2001 edhe këndej. Por mendojmë se është periudha ku më së tepërmi i takon Ali Ahmetit dhe neve si gjeneratë të bëjmë prerjen me vetëkritikë dhe t’i vëmë objektivat e reja dhe të hapim rrugën për gjeneratat e reja, dhe mos i ndodhë BDI-së, asaj që i ndodhi PPD-së”, tha Mexhiti.