• Today is: Sunday, May 5, 2024

Përkujtohen 10 martirët e familjes Zymberi në Sllupçan

fakti
May24/ 2023

Nga shpërthimi i predhës në bodrumin e shtëpisë, mu në këtë datë të 2001-shit,më 24 maj,  jetën e kishin humbur Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi.

Të mërkurën në kompleksin e dëshmorëve  në Sllupçan iu bë homazh familjes Zymberi, të cilët humbën 10 anëtarë  gjatë granatimeve të forcave ushtarake maqedonase në vitin 2001.

“Të gjithë burrat e kësaj familje veshën uniformën dhe iu bashkangjitën UÇK-së. Pjesa tjetër e familjes gra, pleqë e fëmijë dhanë besën se nuk do ta lëshojnë pragun e shtëpisë dhe se do të jenë karhu dhe ,mbështetja për djemt e tyre. Më 24 maj që në orët e para të mëngjesit filloi granatimi nga të gjitha anët si asnjëherë më parë. Në ora 10.00 të paraditës nga sulmet e armikut me helikopterë u hodhën disa granata, nga të cilët njëra depërttoi në bodrumin e familjes dhe aty u mori jetën 10-të anëtarëve, kurse 32 të tjerë u plagosën kush më shumë e kush më pak tha Hamza Zymberi nga familja Zymberi.

Nga shpërthimi i predhës në bodrumin e shtëpisë, mu në këtë datë të 2001-shit,më 24 maj,  jetën e kishin humbur Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi.

Jam këtu me ju për ta bartur plagën e rëndë që e keni pasur dhe do ta keni dhe për të cilat ju jeni edhe ngadhnjyes para të gjithëve. Dhatë shembullin më të mirë se vendlindja është mbi të gjitha duke mos u larguar – u shpreh Kryetari i SHVL-UÇK, Fazli Veliu.

Për të nderuar anëtarët e rënë të familjhes Zymberi nga Sllupçani, kishte ardhur edhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Kujtojmë krenarinë e familjes Zymberi dhe krenarinë e komunës tonë, andaj bashkarishtë  bëjmë homazhe para varrezave të dëshmorëve e martirëve të luftës së vitit 2001. Çdo veprim që e bëjmë bashkërisht për ti kujtuar familjet e dëshmorëve e martirëve është një akt që e kemi borxh moral e kombëtar”, – deklaroi  Arifi.

Një nga pjesëtarët e kësaj familje, Abedin Zymberi, ishte i pranishëm në këtë himazh.
“Është krenari që sot Sllupçani lulëzon me këtë përmendore dhe me krahë të hapura i tregon botës se këtu është derdhur gjak. Dhe ky vend më është pronë e shqiptarëve, e cila edhe ka qenë, por tashmë është pronë e jona në të cilën  askush më nuk mund të ngrit dorë këtu – theksoi ish Komandanti i PU të UÇK- Zona operative e Karadakut, Abedin Zymberi, transmeton Gazeta FAKTI.