• Today is: Saturday, April 27, 2024

Korridori 8, Panariti: Angazhimi personal i zotit Grubi, dëshmon për vizion strategjik që ka!

fakti
May19/ 2023

Korridori 8 i vendos Maqedonisë së Veriut në dispozicion një arterie të re lëvizjeje dhe zhvillimi, në trajektoren Lindje – Perëndim, ndërsa deri më tash mbizotëronte segmenti Jug – Veri, thotë në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk, ish-ministri i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.

Ai thotë se me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D nuk përfiton vetëm Maqedonia e Veriut, por edhe Shqipëria, Bullgaria e i gjithë rajoni.

“Përfituese të mëdha të kësaj sipërmarrje janë edhe Shqipëria dhe Bullgaria dhe i gjithë rajoni, i cili do të njohë në dekadën që vjen një ‘boom’ historik të zhvillimit të pa njohur më parë për nga vëllimi dhe cilësia e mallrave dhe shërbimeve. Angazhimi personal i zotit Grubi, dëshmon për vizion strategjik dhe mençuri të tij në drejtim”, deklaroi Panariti për Indeks.mk