• Today is: Sunday, April 28, 2024

Ivanovska: Kovaçevski të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij në Uashington

fakti
May19/ 2023

Kryetarja e Komisionit antikorrupsion, Biljana Ivanovska sot në përgjigje të pyetjes nëse ekziston dyshim për korrupsion, duke marrë parasysh atë se kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka marrë fëmijët e tij në takim pune në Uashington, deklaroi se ai duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin.

“Do të thotë duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin, pasi kështu lë përshtypje të keqe, perceptim i keq krijohet nëse babai është funksionar, e mundet tërë familjen ta marrë në udhëtim. Nuk është rasti i vetëm, për fat të keq ky perceptim duhet të ndryshojë. Kjo do të ndryshojë me gjendjen faktike. Le të shkojë, le të udhëtojë, por le të tregojë se kush e mbulon këtë”, tha Ivanovska.

Për atë nëse do të hapin lëndë për këtë rast, ajo tha se vendimin do ta marrin sot në kolegum dhe do të informojnë për këtë.