SHBA: Opozita kundër korridorit 8 për përfitime politike
“Procesi për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, ku është i implikuar edhe kompania amerikane “Behtel” është plotësisht ligjore dhe transparente, për shkak se kjo është mënyra e funksionimit të kësaj kompanie”, thotë ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA.
Ambasadorja amerikane Aggeler, në intervistë për MIA-n, është shprehur e zhgënjyer për shkak se opozita pa fakte dhe informacione kritikon projektin.
“Këtë e bëjmë vetëm që të jenë kundër qeverisë. Qytetarët e këtij vendi do të jenë shumë të lumtur t’i kenë Korridorin 8 dhe 10D kur të kompletohen. Bisedimet vazhdojnë, por mendoj se është për të ardhur keq që ka të tillë që pengojnë punën, thjesht për të përfituar politikisht”.
Në intervistën për Agjencinë e Lajmeve MIA, ambasadorja amerikane, Anxhela Aggeler, është prononcuar edhe për përmbajtjen e letrës drejtuar organeve gjyqësore dhe të ekzekutivit, për raportet Shkup-Sofje, për “listën e zezë” të SHBA-së, për vizitën e Kryeministrit Kovaçevski në Uashington, për mediat e të ngjashme.