“Diaspora Flet” në Prishtinë më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.
Konferenca “Diaspora Flet” 2023 pritet të fillojë sot në një ceremoni zyrtare nga ora 17:00-18:00 në Klan Arena, ku pritet të jenë prezent mbi 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes do të fillojë me fjalimet mikpritëse nga Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtorë Ekzekutiv, GERMIN.
Në vazhdim, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, pritet të marrë fjalën e radhës në një adresim zyrtar ndaj pjesëmarrësëve prezent. Ngjarja do të vazhdojë me një seri fjalimesh kryesore nga:
-Joshua Mike, Drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID
-Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë
-Anila Hyka-Smørgrav, Bashkë-kryetare e Bordit të GERMIN
-Avni Mustafaj, Bashkë-kryetar i Bordit të GERMIN
-Mike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar për Angazhimin e Diasporës nga Izraeli.
Ngjarja e sotme do të përmbyllet me prezentimin e programit OriginAL, i cili synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë, me folësit:
-Mark Kosmo, Drejtor i Fondacionit Global Shqiptar (GAF) – Video Mesazh
Ku dhe pjesëmarrësit e grupit inaugurues të programit OriginAL 2022 do të ndajnë përvojat e tyre:
-Jetnis Avdijaj, Belgjikë;
-Xhoi Laze, Holandë.
Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: diasporaflet.germin.org/sq/