• Today is: Monday, November 25, 2024

110 milionë denarë investim, Grubi: Fshatrat Kolibar dhe Cërvicë të Kërçovës po bëhen me sistem për ujitjen e tokave bujqësore

fakti
May18/ 2023

Fshatrat Kolibar dhe Cërvicë të Komunës së Kërçovës po bëhen me sistem të ri për ujitjen e tokave bujqësore. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në Facebook, teksa ndan dhe detaje nga ky projekt.

Statusi i plotë:

Edhe një projekt kapital në agrokulturë, për të lehtësuar punën e bujqëve.
Fshatrat Kolibar dhe Cërvicë të komunës së Kërçovës po bëhen me sistem ujitje të tokës bujqësore.
Projekti kap vlerën prej 110 milionë denarë.
Një nga qëllimet kryesore të Qeverisë është rritja e prodhimit vendor në ushqim dhe vendosjen në funksion të secilës hapësirë bujqësore.
Sistemi për ujitje në fshatrat Kolibar dhe Cërvicë përfshinë 160 hektar dhe investimi siguron ujë kualitativ për prodhimtarinë bujqësore.