Shkup, 18 maj – Konferencë kombëtare për akreditim të standardeve ndërkombëtare si mjet për parandalimin e korrupsionit do të mbahet sot në Shkup në organizim të Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në forum është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministres përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. u.d. përfaqësuesit të USAID-it, Don Karmin, drejtorit të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore, Iona Kosma, drejtorit të Institutit për Akreditim në Bosnjë e Hercegovinë, Drazhan Mrimorac dhe drejtorit të Institutit për Akreditim në Maqedoninë e Veriut, Sllobodan Çokrevski.
Qëllimi i konferencës është të inkurajojë diskutimin dhe shkëmbimin e mendimeve rreth nismave për
zbatimin e sistemit të menaxhimit kundër korrupsionit në përputhje me standardin ISO 37001:2016 dhe sistemin e menaxhimit të sigurisë së informacionit në përputhje me standardin ISO 27001:2022, për të ndarë praktikat e mira nga vendet e BE-së që i kanë zbatuar këto standardet, si dhe për të diskutuar kërkesat ligjore për futjen e standardeve në institucionet e administratës publike.
“Në një situatë ku korrupsioni dhe mitmarrja ndikojnë në rritjen ekonomike dhe e ulin besimin e publikut në sistemin e përgjithshëm, përparësitë cilësore dhe sasiore nga futja e standardizimit dhe certifikimit të institucioneve publike kundër korrupsionit mund të sjellë cilësi dhe qëndrueshmëri të re në përpjekjet për të rritur transparencën, çiltërsinë dhe përgjegjësinë ndaj publikut”, thekson organizatori.
Konferenca është pjesë e aktivitetit vijues për antikorrupsion dhe integritet, e financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID) dhe e zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Sisteme Zgjedhore (IFES).