Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Majit, Ministria e Kulturës njofton se hyrja në muzetë e Maqedonisë sot do të jetë falas.
“Ju ftojmë të shkojmë në një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të vendit dhe për një moment të përjetojmë historitë nga e kaluara jonë”, njofton përmes një statusi në Facebook ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Sipas Ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na kujton rolin e paçmuar që luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit.