• Today is: Monday, November 25, 2024

Taravari për “Zërin e Amerikës”: Gjuha Shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë

fakti
May16/ 2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, se partia e tij është për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe për lista të hapura, ndërsa mbetet për t’u diskutuar se sa njësi zgjedhore duhet të ketë.

“Kërkesat e partive më të vogla maqedonase janë për një njësi zgjedhore dhe të ketë lista të hapura. Për lista të hapura jemi të gjithë pro, pa përjashtim. Mbetet për t’u disktuar nëse do të kemi një njësi zgjedhore, 6 njësi zgjedhore sikurse tani ose propozimi i partisë sonë që është 8 njësi zgjedhore”, u shpreh Taravari.

Në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, kryetari i ASH-së, u shpreh se partia mbështet ndryshimet kushteteuse dhe uroi që sa më shpejtë të ndodhin këto ndryshime.

“Kërkesa jonë është heqja e 20%. Në Maqedoni gjuhën shqipe e kemi zyrtare, por quhet gjuha të cilën e përdorin 20% e qytetarëve dhe kërkesa jonë është që 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Këtë e përkrahin të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë politike maqedonase deklarativisht”, u shpreh kreu i ASH-së, Taravari.

Ai shtoi se kërkesa e tyre do të shkojë deri në fund, në mënyrë që gjuha shqipe edhe zyrtarisht të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në pyetjen se si dilet nga situata me dështimin e gjyqësorin të Maqedonisë, Taravari theksoi se, shteti i së drejtës është një nga pikat më të dobëta të Maqedonisë.

Taravari shton se duhet të gjendet një mënyrë për ta pastruar sistemin gjyqësor, siç është vetingu ose ndonjë formë tjetër.