Maqedonia nuk ka arritur objektivat prej katër për qind të prodhimtarisë bujqësore organike deri në vitin 2020. Në vitin 2021 vetëm 4.277 hektarë janë mbjellë me ushqim organik.
Përderisa as 1000 fermerë në vend merren me prodhimtari organike në vitet e kaluara si rrjedhojë e shtrenjtimit deri në 300 për qind të plehrave artificial, po zvogëlohet edhe përdorimi i tyre.
Në ndërkohë më shumë shtete po bëjnë përpjekje për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike që rrezikojnë edhe bujqësinë.
Në Finlandë kanë filluar të përdorin më shumë sorta hibride të ndryshojnë kulturat dhe të orientohen më shumë ndaj prodhimtarisë organike.“Po bëjmë tre gjëra për një prodhimtari të qëndrueshme. Jemi orientuar ndaj prodhimtarisë organike , për çka shteti jep mbështetjen ndaj bujqve që më lehtë të riorientohen. Po përpiqemi të mbajmë një baraspeshë natyrore të tokës pa trajtim dhe po përdori fara hibride që ka aftësi të përshtaten ndaj të reshurave dhe thatësisë”, thotë eksperti nga Finlanda, Anika Mikelson.
Edhe ekspertët vendor kërkojnë që riparimin dhe vendosjen e sistemeve të reja për vaditje së bashku me edukimin dhe trajnimin e fermerëve për një bujqësi pa përdorimin e pestideve dhe plehrave artificiale. Ekspertët vlerësojnë se nga kursimi i plehrave më të prekur janë rendimentet e drithërave , por edhe kulturat e tjera bujqësore japin më pak rendimente.
Vlerësohet se elbi dhe gruri janë kulturat më të prekurat, ku në tokë në mungesë të azotit, mund të manifestohet me zverdhje të drithërave. Këto kultura preken edhe për shkak se bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha. Çmimet e plehrave artificial u rritën si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, ndërsa shteti ndihmon bujqit me subvencionimin e plehrave artificial për grurin, misrin, elbin dhe lulediellin.
Nga ana tjetër, analiza tregojnë se Fermerët në Maqedoni përdorin më pak pesticide dhe plehra artificiale në raport me fermerët evropianë. Njëherësh ato kanë edhe kanë aftësi modeste sipërmarrëse dhe njohuri teknike, ndërsa përparimi në bujqësinë organike është i ngadalshëm.
Përdorimi i plehrave është ulur, apo ato po përdoren më pak, kurse tek pesticidet ka paqartësi dhe po përdoren më pak për mungesë informacioni.
“Megjithatë, vetëm 5 deri në 10 për qind e fermerëve e regjistrojnë përdorimin e plehrave, përderisa shumica e tyre i përdorin ato pa analizuar truallin bujqësor. Për sa i përket aplikimit të pesticideve, nevojitet një sistem më i mirë këshillues dhe inspektimi më i rreptë”, thotë Demetris Psaltopulos ekspert pranë Bankës Botërore.
Banka Botërore rekomandon që Maqedonia e Veriut të harmonizojë politikat e saj për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në mënyrë që të afrohet me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, të heqë barrierat dhe të krijojë kushte për zhvillimin e prodhimit organik, si dhe garantojnë akses të përmirësuar në treg për fermerët organikë.