• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË ZAGREB PROMOVOHET LIBRI I AKAD. ANDRIJA MUTNJAKOVIQ – “ANDREA ALESSI”

fakti
May16/ 2023

Shuip ZYBERI/ Zagreb

Sot Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve(HAZU), Muzeu Kroat i Arkitekturës, si dhe Qendra kroate fotografike(HFC), promovuan  librin e akademikut Andrija Mutnjakoviq – “ANDREA ALESSI” me fotografitë e fotografit  të njohur Luka Mjeda.

Me Akademikun ANDRIJA Mutnjakoviq njihemi që nga viti 1983 pra 40 vjetë, kur në Prishtinë ndërtohej biblioteka universitare “Pjetër Bogdani” pasi ai ishte projektani i këtij tempulli. Në fakultetin e Arqitekturës mbajti një ligjerat për skulptorin shqiptar Andrej Aleksi dhe arkitekti Bashkim Fehmiu e perkthente por të gjithë mbetëm gojëhapur pasi kah fundi i ligjeratës tha se Andrej Aleksi është bile thillimtar i renesancës dhe para Mikelanxhelos bile i tregoi ku gjenden punimet “veprat” e tij në Kroaci dhe Itali.

Me të ardhë në Kroaci në Trogir vizitova kishën e Shën Jerolimit dhe pagëzimoren e cila është e mbrojtur nga UN si trashigimi kulturore,…vizitova, Splitin, Shibenikun dhe në Ankon në Itali.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Zagreb ka organizuar dy ekspozita të arkitektit Mutnjakoviq në Zagreb.

Në qershor të vitit 2019 në Muzeun Mimara në Zagreb, fotografi Luka Mjeda hapi ekspozit me 60 fotografi të përcjellura me tekst të  ANDRIJA Mutnjakoviq për skuptorin Andreja Alesi.

Kush është Andrea Aleksi?

Andrija Aleši (shqip: Andrea Aleksi), i njohur gjithashtu si Andrea Alessi di Durazzo (Lezh, Shqipëri 1425 – Split,Kroaci, rreth 1505), arkitekt dhe skulptor, është një nga personalitetet artistike më të rëndësishme të artit kroat të shekullit të pesëmbëdhjetë. Ai krijoi një vepër të pasur, e cila në disa vepra e kapërcen karakterin vendas, duke e vendosur atë në kuadrin evropian në krye të shprehjes kalimtare Gotik-Rilindëse ose të stilit të Rilindjes.

Arkitekti dhe skulptori Andrea Alessi (Andrija Aleši) i përket epokës së artë të arkitekturës kroate, kur, në mesin e shekullit të 15-të, arkitektët Lucijan Vranjanin, Juraj Dalmatini, Andrija Aleši dhe Nikola Fiorentini krijuan vepra protagoniste të Renesances së hershme ne dlmaci dhe Itali. Aleshi është me origjinë shqiptare, ka lindur në Durrës, ndërsa i ri ka studiuar për gurëpunim në Zarë. Ai qëndroi në Dalmaci dhe u dallua duke projektuar pallate publike dhe private në Split, Rab dhe Trogir, pagëzimoren në Trogir, relievet e Shen Jeronimit dhe kapellen e Marjanit dhe kapellen  e Shën Gjonit në Trogir dhe portali i kishës së Shen Marise ne  Tremiti, realizuar në bashkëpunim me Nikola Fiorentinin. Brenda kuartetit të përmendur, Aleshi fillimisht u vendos si bashkëpunëtor i Juraj Dalmatinit, pastaj si autor i pavarur dhe si bashkautor me Nikola Fiorentinin. Autori i librit botoi monografi të shumta të veprave të Vranjaninit dhe Dalmatinit dhe një botim modest të monografisë së Aleshit në gjuhën shqipe (shtypur në Prishtinë më 1981) të destinuara për shqiptaret. Libri u botua më pas (1998) në Zagreb në kroatisht dhe anglisht. Në atë kohë, teknika modeste e fotografisë dhe printimit ishte shumë prapa standardit të sotëm, ndaj doli një botim i plotësuar me tekst dhe fotografi mjeshtërore nga Luka Mjeda. Libri u shtyp në dy botime: në kroatisht dhe anglisht, si dhe në shqip dhe anglisht. Në këtë mënyrë, si vepra e pavarur e Andrija Aleshit, ashtu edhe veprat shoqëruese nga bashkëpunimi me Juraj Dalmatinin dhe veprat e krijuara në bashkëpunim me Nikola Fiorentinin, paraqiten denjësisht si një kontribut historik në formimin e arkitekturës së Rilindjes Kroate.

Librat për Andrea Alesi janë dy botime voluminoze edhe atë: njëri kroatisht – anglisht dhe  tjetri  shqip – anglisht.

Akedimiku ANDRIJA Mutnjakoviq ka punuar më se 60 vjetë rrethë këtij libri unikal, kurse Luka Mjeda fotograf i njohur, ka fotografuar dhe i ka përpunuar fotografitë më se 5 vjetë.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona duke studiuar dhe teksti

Mund të jetë një imazh i Pantenoni dhe teksti që thotë "SA Andrija Mutnjaković ANDREA ALESSI RANORENESANSNI UMJETNIK EARLY RENAISSANCE ARTIST HFC POTOCRAPSE Luka Mjeda FOTOGRAFIJA PHOTOGRAPHY"

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti