• Today is: Monday, November 25, 2024

Ndërtimtarët vendorë me më shumë punë të dakorduar dhe të kryer jashtë vendit

fakti
May15/ 2023

Në kuartalin e parë të këtij viti vlera e përgjithshme e punëve të dakorduara ndërtimore jashtë vendit është 147.965 mijë denarë, që është për 12,5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Të dhënat e ESHS tregojnë se nga janari deri në mars të këtij viti operativa shtetërore e shtetit jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 44 338 000 denarë, që është për 39,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërtimtarët tanë në kuartalin e parë të këtij viti kanë punuar në tregjet në Gjermani, Bullgari, Serbi, Mal të Zi dhe Çeki.