I pyetur për përfshirjen e qytetarëve të Maqedonisë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Bujar Osmani në Klan Debat tregoi se nuk ka informata të sakta për më shumë persona, por se ka pasur një person të plagosur atje.
“Kemi pasur një rast të një personi, i cili ka qenë i lënduar në luftë dhe për të cilin familja e tij ka kërkuar ndihmël nga Ambasada jonë në Kiev të Ukrainës. Personii ka qenë i involvuar me forcat ruse, por ka qenë një rast individual. Nuk kemi informacione tjera. këtë e kemi kuptuar për shkak se ka qenë i plagosur, por nuk kemi informacion për njerëz që janë verifikuar se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. po të kisht, nuk kemi arsye për të mos i treguar”, deklaroi Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.