• Today is: Sunday, November 24, 2024

Sunak mesazh Rusisë: Nuk do të heqim dorë, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

fakti
May15/ 2023

Gjatë një konferencë për shtyp pas bisedimeve me presidentin ukrainas, Zelensky, Sunak u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Rusisë, e cila tha se kishte një pikëpamje negative për Mbretërinë e Bashkuar.

Deklarata e Rusisë erdhi pas vendimit të Britanisë për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dronë.

Sunak u shpreh se kjo është diçka e zakonshme nga Kremlini, duke theksuar se Rusia kreu një sulm të paprovokuar dhe të paligjshëm ndaj popullit ukrainas, duke kryer krime të tmerrshme lufte.

“Siç thamë që në fillim, Britania e Madhe do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj,” tha ai.

Ai tha se ishte e rëndësishme që Kremlini të dinte se Mbretëria e Bashkuar se nuk do të hiqte dorë dhe se do të vazhdonte të mbështeste Ukrainën për sa kohë të ishte e nevojshme.