Çmimi i naftës prej sonte në mesnatë do të rritet për një denar për litër, benzina EUROSUPER BS-95 rritet për gjysmë denari, ndërsa EUROSUPER BS-98 mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0,6 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 77,5 denar për një litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,5, EURODIZEL BS (D-E-V) për 67,5, ndërsa për vajin ekstra të lehtë për djegie (EL-1) për 66,5 denar për një litër.
Me vendimin e KRRE-së, për 0,273 denar për kilogram ulet çmimi me pakicë i Mazutit dhe do të jetë 38,882 denarë.