• Today is: Saturday, May 4, 2024

Policia në aksion, arrestohen 5 persona

fakti
May15/ 2023

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, sot ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, ku edhe u arrestuan 5 persona.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, si rezultat i këtij operacioni, pesë personat (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të dyshuarit e lartcekur janë të njohur për Policinë e Kosovës, si të dyshuar për përfshirjen e tyre të mëparshme në disa vepra tjera penale në rajonin e Pejës.

Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
• tri (3) revole,
• një armë automatike AK-47,
• një armë rekreative pneumatike,
• pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ndalohen në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.