Deputeti nga radhë e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në aktivitete partiake në Radovish u shpreh se kjo qeveri është e BDI-së, ndërsa LSDM, sipas tij, është një parti më e vogël.
“Sot kemi vizitë në rrethinën e Radovishit dhe bisedojmë për problemet ekonomik dhe politike me qytetarët të ndryshëm, pa dallim se çfarë kanë votuar në zgjedhjet e kaluara. Sot konkludojmë se partia kryesore në qeveri është BDI, që për fat të keq punon në dëm të interesave politike të Maqedonisë, kurse LSDM është një parti më e vogël e cila nuk ka fuqi dhe autoritet të zbatojë atë që e ka premtuar në zgjedhje”, u shpreh Milloshoski.
Ai shtoi se zgjidhjen e këtyre problemeve qytetarët e shohin në zgjedhje.
“Njerëzit konsiderojnë se zgjidhja janë zgjedhjet. Kjo qeveri duhet të japë dorëheqje në mënyrë që të kemi mundësi t’i përmirësojmë këto gabime”, u shpreh mes tjerash ai.