• Today is: Monday, November 25, 2024

Refuzohet kërkesa për falje të Katica Janevës, mendim negativ ka dhënë edhe Komisioni i faljes

fakti
May15/ 2023

Presidenti i shtetit e ka refuzuar kërkesën për falje të ish shefes së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva. Nga Kabineti i presidentit të shtetit theksojnë se mendim negativ ka dhënë edhe Komisioni i faljes.

“Presidenti e refuzoi kërkesën për falje të ish prokurores speciale, Katica Janeva. Gjithashtu edhe Komisioni i faljes, i cili është organ këshillues në Kabinetin e presidentit, dha mendim negativ për kërkesën”, theksojnë nga Kabineti i presidentit.

Komisioni i faljes është trup këshillues i presidentit i cili listën me propozime për falje e dorëzon te presidenti i shtetit, i cili i nënshkruan vendimet.

Ish prokurorja speciale është dënuar me shtatë vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si prokurore speciale publike në aferën “Reket”.