• Today is: Sunday, November 24, 2024

Zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri/ Të dielën në qendrat e votimit 3.6 milionë qytetarë

fakti
May13/ 2023

Të dielën qytetarët shqiptarë do u drejtohet kutive të votimit në 61 bashkitë e vendit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri dhe këshilltarët për katër vitet e ardhshme.

5213 qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3,650,550 shtetas shqiptarë. Plot 122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë pasi mbushin 18 vjeç deri më 14 Maj, shkruan gazeta Panorama.

Ata do të votojnë edhe nëse mjeti i tyre i identifikimit ka skaduar. Mbi gjysma e votuesve janë burra duke e lënë të pandryshuar dominimin e kësaj gjinie në shoqërinë shqiptare. Votat e hedhura në kutitë e votimit do të numërohen në tavolinat e numërimit në 92 KZAZ. Në zgjedhjet vendore të së dielës marrin pjesë 40 parti politike dhe 143 kandidatë për kryetar Bashkie ku vetëm 15 janë femra.

Në total numri i kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillave bashkiak është 23.907 ku 11 843 femra dhe 12064 meshkuj.

Në këto zgjedhje 1.111 shtetas nuk janë pa përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit ndërsa 38 kandidatë janë ende nën procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së tyre nga prokuroria, ku 10 janë kandidatë për kryetar Bashkie.

Në tre bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku identifikimi dhe votimit do të jetë elektronik në 401 qendrat e votimit qytetarët e tyre do të mësojnë brenda 30 minutash rezultatin dhe drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme. Tirana është bashkia me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar Bashkie dhe Këshillin Bashkiak, plot 6 emra do jenë në fletën e votimit për kryetar dhe numrin më të lartë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak plotë 61 këshilltarë.

Nga ana tjetër janë mbi 10 bashki me 15 anëtarë në Këshillin Bashkiak, Komisioni qendror i zgjedhjeve ka detyrimin që brenda 48 orën të nxjerrë rezultatin paraprak të zgjedhjeve në çdo bashki. Votimet e 14 Majit janë të 9 që zhvillohen në Shqipëri që pas rrëzimit të sistemit komunist. Zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë. OSBE dhe KQZ kanë trajnuar rreth 7 mijë punonjës për zgjedhjet.

Ushtria merr në mbrojtje ambasadat në Tiranë

FOTOT: Zgjedhjet, ushtria merr në mbrojtje ambasadat në Tiranë

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur insistucionet e sigurisë së veçantë.

Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore.