• Today is: Sunday, November 24, 2024

Kina do të prodhojë një tren Maglev që do të arrijë shpejtësi prej më shumë se 1000 km/h

fakti
May13/ 2023

Ndryshe nga trenat tradicionalë që mbështeten në rrota të bazuara në një sajë, treni maglev “rri pezull” mbi shina, duke eliminuar fërkimin. Trena të tillë përdorin vetëm Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Projekti i ri përdor teknologjinë në tubin e transportit me vakum të ulët, i cili është pjesa më e rëndësishme e programit

Kur bëhet fjalë për transportin, mundësitë duket se bëhen të pakufishme falë avancimit të teknologjisë që i shtyn vazhdimisht kufijtë, dhe dëshmi për këtë është projekti kinez i një treni të ri maglev.

Kinezët po punojnë për një tren Maglev ultra të shpejtë që do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësi më shumë se 1000 km/h. Kjo do të thotë se do të jetë dy herë më i shpejtë se treni më i shpejtë aktualisht në funksion, që është Shanghai Maglev. Ky tren arrin shpejtësinë maksimale prej 460 km/h.

Treni i ri Maglev do të testohet në Harbin, kryeqyteti i provincës verilindore të Kinës Heilongjiang.

Për realizimin e projektit është duke punuar kompania kineze World Artery dhe besohet se ky eksperiment do të kontribuojë në turizmin vendas.

Trenat ultra të shpejtë përdorin “Maglev”, ose levitacion magnetik, i cili u lejon atyre të notojnë dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë të mundësuar nga fusha të forta magnetike. Ndryshe nga trenat tradicionalë që mbështeten në rrota të bazuara në një sajë, treni maglev “rri pezull” mbi shina, duke eliminuar fërkimin. Trena të tillë përdorin vetëm Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Projekti i ri përdor teknologjinë në tubin e transportit me vakum të ulët, i cili është pjesa më e rëndësishme e programit, sepse lejon trenin të arrijë shpejtësi të larta me kosto relativisht të moderuara dhe pa kompromentuar sigurinë. Presidenti i Word Artery, Zheng Bin, i tha Global Times se “ndërtimi i rrugës së testit do të jetë një përparim i madh në këtë fushë, si dhe një hap i madh në teknologji për ta sjellë konceptin në realitet”.

Megjithatë, shpejtësitë më të larta se 1000 km/h do të sjellin probleme, të cilat mund të vënë në pikëpyetje sigurinë e pasagjerëve dhe infrastrukturës. Duhet të adresohen sfida të tilla si ruajtja e kushteve të ulëta të vakumit të tubit dhe trajtimi me shpejtësi kaq të larta dhe përshpejtime të forta.

FOTO: CGTN

Përveç kësaj, duhet të merren parasysh edhe kostot që lidhen me zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi treni maglev. Ndërtimi i binarëve maglev, stacioneve dhe infrastrukturës përkatëse kërkon investime të konsiderueshme.

Global Times shkruan se fabrika e prodhimit dhe tubave me vakum të ulët do të ndërtohet në partneritet me World Artery dhe Harbin Industrial Investment Group Co., dhe tashmë është arritur një marrëveshje mes tyre.

Nëse teknologjia e re bëhet e zbatueshme për përdorim komercial, sistemi i shpejtësisë së lartë do të revolucionarizojë udhëtimet në distanca të gjata, duke shkurtuar distancën dhe duke i afruar rajonet më afër se kurrë më parë.