• Today is: Saturday, April 20, 2024

“Mullari” në Vaun e Dejës, një kryevepër arkitektonike

fakti
May12/ 2023

Vau i Dejës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë bukuritë e shumta natyrore që ofron kjo zonë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vaun e Dejës, për të përmbyllur fushatën elektorale të 14 majit, ndau në rrjetet sociale pamje nga restorant “Mullari”, një ndërthurje mahnitëse e traditës me shijen dhe bukuritë natyrore.

“Mullari i Resit në Vaun e Dejës, një kryevepër arkitektonike e konceptuar dhe ndërtuar nga vetë Resmiu, me ftesën që kush e dëshiron mishin në prush apo krapin në tavë e ka adresën tek sofra e tij”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë që unë po mjaftohem me një kafe në parkun fantastik të “Mullarit”, ku dëgjohet koncerti i zogjve në sfondin e Drinit pas kurrizit, në pritje të takimit përmbyllës të fushatës që do ta bashkojë Vaun e Dejës me trenin e fitores së 14 majit”, theksoi Rama.

Nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet me menu tradicionale anës tij, monumentet e shumta historike e kulturore, Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. / atsh /