Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk, i cili është edhe fitues i çmimit Nobel në Letërsi, do të vijë më 24 maj në Kosovë. Njoftimin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk. I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, ka shkruat Çeku.
Çeku po ashtu ka njoftuar se shumë aktivitete të tjera të organizuara nga MKRS-ja do të mbahen përgjatë tri ditëve të vizitës së tij në Kosovë.
Kush është Orhan Pamuk?
Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëmdimore Nisantasi.
Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, Stambolli, nga fëmijëria deri në moshën 22 vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist. Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t’u bërë arkitekt dhe artist.
Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar. Në moshën 23 vjeçare Pamuk vendosi të bëhet shkrimtar dhe duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër, u tërhoq në apartamentin e tij dhe filloi të shkruajë.
Romani i parë, Xhevdet Beu dhe të Bijtë u publikua shtatë vjet më vonë më 1982. Romani është mbi historinë e tre gjeneratave të një familjeje të pasur të Stambollit që jeton në Nisantasi, lagjja e Stambollit ku banonte edhe Pamuk.
Romani fitoi njëkohësisht çmimet letrare Ohran Kemal dhe Milliyet. Njëvit më vonë, Pamuk publikoi romanin Shtëpia e Heshtjes, i cili në përkthimin në gjuhën frënge fitoi më 1991 Prix de la découverte européene.
Kështjella e Bardhë ( 1985) mbi mosmarrëveshjet dhe miqësinë mes një skllavi venecian dhe një studiuesi Osman, u publikua në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera nga viti 1990 e më pas, duke i sjellë Pamuk famë ndërkombëtare.
Në të njëjtin vit Pamuk shkoi në Amerikë si studiues i ftuar në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Atje ai shkroi shumicën e romanit të tij Libri i Zi, në të cilin rrugët, e shkuara, pasioni dhe përshkrimi i Stambollit përshkruhen përmes historisë së një juristi që po kërkon për gruan e tij të humbur.
Romani u publikua në Turqi më 1990 dhe përkthimi në frëngjisht fitoi Prix France Culture. Libri i Zi zgjeroi famën e Pamuk si në Turqi, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare si shkrimtar që ishte njëkohësisht popullor dhe eksperimental dhe i aftë për të shkruar mbi të shkuarën dhe të tashmene të njëjtin intensitet.
Më 1991 lindi vajza e Pamuk, Rüya.
Po në këtë vit u realizua filmi Fytyra e Fshehtë, skenari i të cilit bazohej në një rrëfenjë prej tre faqesh nga Libri i Zi.
Romani i tij Jeta e Re, mbi studentët e rinj që ndikohen nga një libër misterioz, u publikua në Turqi më 1994 dhe u bë një nga librat më të lexuar të letërsisë turke në të gjitha kohërat. Unë Jam e Kuqja, mbi artistët osmanë dhe persianë dhe mënyrat e parjes dhe portretizimit prej tyre të botës jo-perëndimore, treguar përmes një historie dashurie dhe një historie familjare, u publikua më 1998. Ky roman fitoi në Francë Prix du meilleur livre étranger, në Itali çmimin Grinzane Cavour (2002) dhe çmimin ndërkombëtar IMPAC Dublin (2003).
Nga mesi i viteve 1990, Pamuk mbajti një qëndrim kritik ndaj shtetit turk në artikuj mbi të drejtat e njeriut dhe lirisë së mendimit por shprehu shumë pak interes për politikën e vendit. Bora, të cilin ai e përshkroi vetë si “romani i tij i parë dhe i fundit politik” u publikua në vitin 2002. Në këtë libër të vendosur në qytetin e vogël të Karsit në Turqinë verilindore, ai eksperimentoi me një lloj të ti “romani politik,” duke treguar historinë e dhunës dhe tensioneve mes islamizmit politik, ushtarëve, laikëve dhe nacionalistëve kurd e turq. Bora u zgjodh si një nga 100 librat më të mirë të vitit 2004 nga The New York Times. Më 1999 një përzgjedhje artikujsh mbi letërsinë dhe kulturën të shkruar për gazetat dhe revistat në Turqi dhe jashtë vendit, bashkë me një përzgjedhje shkrimesh nga ditari i tij privat, u publikuan nën titullin “Ngjyra të Tjera”.
Libri më i fundit i Pamuk, Stambolli, është një vepër poetike që vështirë se mund të kategorizohet. Aty kombinohen kujtimet e hershme të autorit deri në moshën 22 vjeçare me një ese mbi qytetin e Stambollit, të ilustruar me fotografi nga albumi i tij personal si dhe me piktura nga piktorë të huaj e fotografi nga fotografë turq.
Orhan Pamuk është një autor i përkthyer në 63 gjuhë. Pamukut iu dha Çmimi i Paqes, që konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e kulturës në vitin 2005. Në vitin 2006 revista Time e zgjodhi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Po atë vit ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, ku ishte personi i dytë më i ri në histori që mori këtë çmim.
Romani i dhjetë i Pamuk, Flokëkuqja (2016) është historia e një gërmuesi pusesh dhe çirakut të tij që kërkojnë për ujë në një tokë të shkretë.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
STAMBOLLI, KUJTIME DHE QYTETI, ORHAN PAMUK
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s’ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
BORA, ORHAN PAMUK
Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
KËSHTJELLA E BARDHË, ORHAN PAMUK
“Kështjella e bardhë” është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
UNË JAM E KUQJA, ORHAN PAMUK
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t’ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
BAULJA E BABAIT, ORHAN PAMUK
Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë normale. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
JETA E RE, ORHAN PAMUK
Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.” Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
SHTËPIA E HESHTJES, ORHAN PAMUK
Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
FLOKËKUQJA, ORHAN PAMUK
Është Stambolli i viteve ’80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t’i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
XHEVDET BEU DHE TË BIJTË, ORHAN PAMUK
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit…
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
MUZEU I PAFAJËSISË, ORHAN PAMUK
Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. “Muzeu i pafajësisë” është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
BOTUESI: SKANDERBEG BOOKS
LIBRI I ZI, ORHAN PAMUK
Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,…