• Today is: Monday, November 25, 2024

Shkupi ende nuk e ka zgjidhur problemin me transportit publik

fakti
May11/ 2023

Transporti publik në Shkup për gjysmë viti është pranë kolapsit, pasi prishën marrëveshjen me transportuesit privat. Ndërmarrja Publike e Komunikacionit në Shkup po i ndërmerr linjat që kishin transportuesit privat, por për shkak të mungesës së autobusëve, qytetarët shprehen të pakënaqur se me vite presin autobus.

Bashkia e Shkupit gjatë muajve të kaluar shpalli thirrje publike, por konkurset dështonin për arsye se askush nuk paraqitej. Megjithatë, në thirrjen e fundit publik, siç njoftuan nga Bashkia e Shkupit, janë paraqitur disa firma.

Edhe pse kaluan dy javë që kur janë hapur ofertat, ende nuk ka asgjë zyrtare nga Bashkia e Shkupi dhe ende nuk dihet nëse do të tejkalohet me kaosin e transportit publik vonon qytetarët.

Kujtojmë se në thirrjen e katërt publik kërkoheshin transportues për tre paket linja. Në paket linjën e parë ishin numrat 23, 45, 61, 63 dhe 73, për të cilën nevojiten 35 autobusë dhe 76 shoferë. Paket linja e dytë ka të bëjë me linjën 9, 11, 11a, 12, 47a dhe 55 për të cilën nevojiten 39 autobusë dhe 83 shoferë dhe në paket linjën e tretë përfshihen linja 19, 20, 22, 52 dhe 54 për të cilën nevojiten minimum 41 autobusë dhe 87 shoferë. /Telegrafi